Dekani i Fakultetetit të Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, Dragan Simiç, mirëpriti emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, për të cilin tha se janë të rrallë diplomatët si ai që e njohin dhe kanë përvojë në Ballkan, raporton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.
“Dërgimi i zotit Hill është një prej indikatorëve se sa shumë i kushton rëndësi rajonit dhe Serbisë presidenti amerikan, Joe Biden. Sepse ka dërguar mikun e tij personal dhe një njeri të këtij formati. Nuk mendoj se kemi pasur një ambasador të tillë në Beograd që prej Lawrence Eagleburger”, ka thënë Dragan Simiç.
Lawrence Eagleburger ishte ambasador në Jugosllavi në postin e mbajtur nga viti 1977 deri në 1980.
Eagleburger gjithashtu ishte edhe këshilltar për çështjet e Jugosllavisë nga viti 1989 deri në 1992, diçka në atë kohë ishte bërë e debatueshme pasi ai fitoi një reputacion si një “partizan i fortë serb”. Ky “partizanitet” i tij i perceptuar bëri që shtypi evropian ta quante atë “Lorenci i Serbisë”.
Eagleburger kishte lidhje të diskutueshme me Jugosllavinë si në promovimin e huave për Jugosllavinë si zyrtar qeveritar dhe më vonë duke shërbyer në bordin e një banke jugosllave si dhe me Yugo Motors, ShBA.
Megjithatë se sa qëndron një krahasim i tillë i bërë nga dekani serb është gjithashtu e tejet diskutueshme.
“Kjo tregon shumë se sa Amerika përkujdeset për zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Serbinë, dhe ka shumë qëllime tjera amerikane në rajon, të cilat janë stabilizimi i marrëdhënieve me Bosnje dhe Hercegovinëm dhe vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës”, vazhdoi ai.
Po ashtu, ai tha se Hill do të përkushtohet në zbarthen e rasteve si ajo e vëllezërve Bytyçi dhe djegien e ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008.
“Ai është njeri me përvojë të madhe, ai i njeh njerëzit në rajon, dhe shumë aktorë jane ende në skenën politike ose gjallë. Ai e njeh mentalitetin e njerëzve në këtë zonë, rëndësinë që kjo zonë ka për ShBA-në, si dhe flet disa gjuhë përfshirë serbishten. Ai është një diplomat tejet i edukuar dhe këmbëngulës”, tha dekani serb.
Hill pritet të arrijë në Beograd për të marrur detyrën e tij të re zyrtare pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjitshme serbe më 3 prill.