Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kurti kritikon ndërkombëtarët: Heshtja juaj është e dëmshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, kërkuan lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar nga shteti i Serbisë, megjithatë të njëjtit ndryshe nga versioni zyrtar i Qeverisë së Kosovës rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë nuk e cilësuan si kidnapim, por arrestim/ndalim.

Me një qasje të tillë, megjithatë, nuk është pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për Klan Macedonia, ka deklaruar se “çfarëdolloj hezitimi për të quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose si dobësi”.

Kurti ka kritikuar edhe mos-deklarimin e një numri të konsiderueshëm të shteteve perëndimore pas, sipas tij, kindapimit të tre zyrtarëve policore nga shteti i Serbisë, duke cilësuar këtë mos-pozicionim karshi Serbisë si të “paarsyeshme dhe të dëmshme”.

“Nuk i kontribuon as normalizimit as de-eskalimit meqenëse çfarëdolloj hezitim për të quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose do të merret si dobësi prandaj unë besoj që jo vetëm se është e padrejtë, por është edhe e paleverdishme heshtja e perëndimit demokratik në përgjithësi karshi agresionit të Beogradit zyrtar”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.

SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar  kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës pretendojnë se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe.

LAJME TË TJERA >>