Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kuqezinjtë në Europë, vlerësimi më i lartë në fundjavë për Indrit Tucin

Jemi mësuar që më së shumti të ndjekim legjionërët që luajnë në kampionatet elitare europiane, ata të Serisë A, Anglisë apo Spanjës. Por ka edhe edhe shqiptarë të tjerë që lënë gjurmë në kampionate të tjera.

Indrit Tuci, sulmuesi që luan për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, është lojtari kuqezi me vlerësimin më të lartë për fundjavën që lamë pas. Ai është vlerësuar me notën 8.2 nga ‘Sofascore’ për paraqitjen e bërë në barazimin 2-2 ndaj Hajdukut të Splitit.

Tuci ishte protagonist absolut për skuadrën e tij me një asist dhe golin e barazimit në kohën shtesë. Futbollisti 22-vjeçar, pjesë e Shpresave deri pak kohë më parë, vjen nga një dëmtim dhe po kap formën optimale.

Vlerësime të larta për atë që kanë bërë në ndeshjet e fundit kanë marrë edhe Bekim Balaj në Turqi, Andrea Ndoj në Greqi dhe portieri Elhan Kastrati në Itali

LAJME TË TJERA >>