Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kuqezinjtë e Italisë poshtë mesatares, ‘shpëtojnë’ Strakosha dhe Bajrami

Fundjava që shkoi nuk ishte shumë e mirë për futbollistët e Kombëtares që luajnë në Serinë A. Vlerësimet për ta kanë qenë përgjithësisht poshtë mesatares. Asnjëri nuk mundi të linte gjurmë në ndeshjet e javës së 26-të, por pozitiv është fakti që të gjithë luajtën titullarë.

Lacio barazoi 1-1 në fushën e Udinezes. Strakosha dhe Hysaj ishin në fushë nga minuta e parë dhe u vlerësuan respektivisht me notën 6 dhe 5.5. Portieri kuqezi në fakt u dallua për disa pritje, duke e shpëtuar Lacion nga goli i dytë, kurse Hysaj ishte në një nivel poshtë mesatares, pasi gaboi edhe në rastin e golit të Udinezes.

Marash Kumbulla ishte titullar në barazimin 2-2 të Romës ndaj Veronës. Edhe ai është vlerësuar me notën 5.5. Mbrojtja e Romës ishte në një ditë të keqe në atë ndeshje dhe Kumbulla nuk bëri përjashtim. Berat Gjimshiti nuk luajti një ndeshje të plotë ndaj Fiorentinës, ku Atalanta humbi 1-0 dhe mbrojtësi kuqezi mori notën 6. Ndeshja e tij u kushtëzua shumë nga kartoni i verdhë që mori që në fillim.

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani edhe këtë fundjavë ishin të besuarit e trajnerit Andreacoli tek Empoli, që humbi 2-0 në fushën e Sampdorias. Bajrami ishte ndër të paktët lojtarë me një paraqitje pozitive tek Empoli dhe u vlerësua me notën 6, ndërsa Asllani mori notën 5.5.

LAJME TË TJERA >>