Në Nion të Zvicrës janë hedhur tre shorte këtë të martë për kompeticionet e UEFA-s, Champions League, Europa League dhe Conference League.
Në Conference League vazhdojnë rrugëtimin dy skuadra shqiptare, Ballkani dhe Shkëndija e Tetovës.
Në raundin e tretë të këtij kompeticioni, Ballkani ndeshet me Klaksvikar nga Ishujt Faroe. Shkëndija do të ketë përballë AIK-un suedez.
Ballkani mund të gjej shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Shkupin. Nëse këta të fundit munden nga Shamrock Rovers në raundin e tretë të Europa League.
Nëse kalon më tej, Shëndija do të ketë përballë fituesin e çiftit Fenerbahce – Slovacko.
Raundi i tretë kualifikues zhvillohet më 3-4 dhe 9-10-11 gusht. Play-off më 18 dhe 25 gusht. Ndërsa shorti i fazës së grupeve hidhet më 26 gusht.
Skuadra shqiptare e Shkupit ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e play-off të UEFA Europa League 2022-23.
Shkupianët do të përballen fillimisht me Shamrock Roveres. Nëse arrin të kalojnë skuadrën nga Irlanda atëherë ata do të shkojnë në play-off.
Në raundin e play-off, Shkupi do të përballet me fituesin e çiftit Qarabag (Azerbajxhan) – Ferencvarosi (Hungari).
Shorti i plotë:
Raundi i tretë kualifikues luhet në datat 4, 9 dhe 11 gusht. Ndeshjet e play-off zhvillohen më 18 dhe 25 gusht.
Më 26 gusht do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Europa League.
Në Nion të Zvicrës është hedhur këtë të martë shorti i ndeshjeve të play-off për UEFA Chmapions League 2022-23.
Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 gusht. Ato të kthimit një javë më pas.
Kur të jenë mësuar të gjiha skuadrat që kualifikohen në fazën e grupeve të Champions-it do të hidhet dhe shorti i kësaj faze, më 25 gusht.
Shorti: