Gjithçka është gati për Kupën e Botës për Klube 2022, e cila do të fillojë më 1 shkurt dhe do të përfundojë më 11 të të njëjtit muaj në Marok.
Shorti që përcaktoi rrugën e klubeve të ndryshme të përfshira në këtë ngjarje u mbajt këtë të premte në Rabat. Turneu e sheh Real Madrid-in si përfaqësues evropian, si fitues të UEFA Champions League.
Real Madrid dhe Flamengo, një klub brazilian që merr pjesë si fitues të Copa Libertadores, do të hyjnë në skenë duke filluar nga gjysmëfinalet e turneut. Në raundet e mëparshme, skuadrat që përfaqësojnë kontinentet e tjera do të sfidojnë njëra-tjetrën.
Skuadrat pjesëmarrëse
Wydad (Marok) – fitues i Champions League CAF 2021/22;
Al Hilal (Arabia Saudite) – fitues i Champions League AFC 2021;
Al-Ahly (Egjipt) – nënkampionët e Champions League CAF 2021/22. Si nënkampione, Al Ahly-t iu dha një vend në garë kur Maroku u emërua mikpritës;
Seattle Sounders (SHBA) – fitues i Champions League CONCACAF 2022;
Flamengo (Brszil) – fitues i Copa Libertadores 2022;
Auckland City (Zelanda e Re) – fitues i OFC Champions League 2022;
Real Madrid (Spanjë) – fitues i UEFA Champions League 2021/22.
Datat e përballjeve
Turneu do të fillojë me raundin e parë, i cili do të përfshijë ndeshjen mes Al Ahly dhe Auckland City. Fituesi do të përballet në raundin e ardhshëm me Seattle Sounders dhe në të njëjtën kohë do të përballet Wydad dhe Al Hilal. Kushdo që fiton do t’i bashkohet Real Madrid-it dhe Flamengo-s në gjysmëfinale.
Raundi i Parë
E mërkurë, 1 shkurt – Al-Ahly-Auckland City;
Raundi i Dytë
E shtunë, 4 shkurt – Seattle Sounders vs Al Ahly/Auckland City
E shtunë, 4 shkurt – Wydad-Al Hilal
Gjysmëfinalet
E martë, 7 shkurt – Flamengo vs Wydad/Al Hilal
E mërkurë, 8 shkurt – Seattle Sounders/Al-Ahly/Auckland City vs Real Madrid
Finalet
E shtunë, 11 shkurt – vendi 3/4
E shtunë, 11 shkurt – vendi 1/2.