Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kuleba: Lavrov përsëriti frazat e tij klasike, erdha me një qëllim humanitar

Takimi në Antalia midis ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës Kuleba dhe ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka përfunduar dhe konferenca për shtyp ka filluar.

“Lavrov nuk u angazhua për dëbime!”, tha Kuleba në fjalën e tij.

Sakaq ai shtoi se, “ne ngritëm çështjen e një armëpushimi, një armëpushim 24 orësh. Ne nuk bëmë përparim në këtë pasi duket se ka vendimmarrës të tjerë për këtë çështje në Rusi”.

“Unë erdha këtu me një qëllim humanitar për të lënë takimin me një vendim për të mbajtur një korridor humanitar. Fatkeqësisht ministri Lavrov nuk ishte në gjendje të angazhohej për këtë, por ai do të korrespondojë me autoritetet përkatëse”, tha ndër të tjera Kuleba duke shprehur keqardhjen për mos arritjen e një koncensusi të përbashkët.

Kuleba tha se Lavrov në thelb i kishte kërkuar Ukrainës të dorëzohej.

“Rusia nuk do të shohë që Ukraina do të dorëzohet”, shtoi ai duke e bërë të qartë se Ukraina do të vijojë rezistencën.

Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

LAJME TË TJERA >>