Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kuleba ka shpresa tek negociatat që do mbahen në Turqi

Negociatat e radhës mes Ukrainës dhe Rusisë, për të gjetur një formulë paqeje në mënyrë të përbashkët, do të zhvillohen në Turqi mes datave 28 dhe 30 mars.

Mbi këtë çështje, ka pasur edhe një bisedë telefonike mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Turqisë, Dmytro Kuleba dhe Mevlut Çavusoglu.

Kryediplomati ukrainas, jo vetëm që ka shprehur kënaqësinë për gatishmërinë e Turqisë mbi zhvillimin e negociatave aty, por ka edhe shpresa se aty mund të arrihet rezultati.

“Shpresoj që raundi i radhës, nën ndërmjetësimin e lidershipit turk, do të sjellë rezultate dhe do t’i shërbejë interesit të paqes në Ukrainë dhe rajon”, shkruan Kuleba në Twitter.

Gjithsesi, lajme mbi çfarë mund të jetë diskutuar deri tani, nuk janë bërë me dije nga mediatorët apo media të ndryshme pranë tyre.

Pavarësisht se dy delegacionet janë takuar vazhdimisht, një afrim mes dy presidentëve, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, shihet si shumë i vështirë.

LAJME TË TJERA >>