Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kriza me Lotiton, kërcënimet me vdekje dhe ‘mbret’ në merkato: Kush është Igli Tare

Pas 13 vitesh si drejtor sportiv i klubit të Lacios, historia e ish-sulmuesit shqiptar Igli Tare duket se po mbaron në kryeqytetin italian.

Këtë e dëshmon sherri i fundit me presidentin Klaudio Lotito. Një karrierë që filloi mes skepticizmit të përgjithshëm që më pas prodhoi shumë biznes dhe disa kritika. Lexoni historia e shqiptarit.

Sherri i fundit mes Igli Tares dhe presidentit lacial, Klaudio Lotito

Tare dhe kriza me Lotiton

Atmosfera ka qenë e nderë te Lacio këtë verë dhe duket e çuditshme duke qenë se forca e klubit në vitet e fundit ka qenë pikërisht soliditeti i strukturës së shoqërisë.

Çifti i përbërë nga drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Klaudio Lotito, punuan në sinergji sezon pas sezoni, duke arritur të ndërtonin ekipe konkurruese pa kosto të tepruara.

Mirëpo, diçka duket se është prishur në marrëdhëniet mes të dyve dhe pas 13 vitesh krah për krah, zërat për një krizë mes të dyve bëhen këmbëngulëse.

Gjithçka nisi me eventin e prezantimit të fanellave për sezonin 2022-2023 të hënën më 4 korrik.

Tare dhe Lotito u fotografuan në Piazza del Popolo në Romë në mes të një diskutimi të nxehtë (më vonë u mohua nga Lacio.

I kritikuar tashmë për disa blerje të gabuara dhe për vështirësinë në likuidimin e tepricave të shumta financiare të skuadrës, Tares është ndier i fyer Lotito për të sjellë në klub Angelo Fabianin, ish-drejtorin sportiv të Salernitanës.

Një hyrje për të cilën Tare nuk do të ishte entuziast, duke parë në të një parim të zvogëlimit të rolit të tij.

Situata mbetet komplekse dhe Tare, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, madje mund të largohet nga klubi.

Tare-Lotito, një dyshe e pandarë prej vitit 2008 te Lacio

Tare-Lotito, së bashku që nga viti 2008

Gjithçka filloi në vitin 2008, mes njëfarë skepticizmi të përhapur. Ish-gjiganti kuqezi sapo kishte përfunduar karrierën e tij te Lacio dhe Klaudio Lotito i ofroi atij një rol në drejtimin e bardhekaltërve.

Ish-sulmuesi nuk u bind t’i futej kësaj aventure të re, por në fund pranoi dhe më 20 prill 2009 u diplomua si drejtor sportiv me nota të plota në Koverçiano.

Tare tregoi një ditë: “Kur presidenti Lotito më kërkoi ta pranoja këtë aventurë,  unë thashë: ‘Ky është një i çmendur’. Në fillim të karrierës sime ishim gjithmonë bashkë, vit pas viti ai i kuptonte cilësitë e mia”.

Igli Tare me ish-trajnerin Vladimir Petkoviç në vitin 2012

Magjistari i fitimeve kapitale ishte afër Milanit

Tare sot ka shumë admirues në botën e futbollit dhe pak kohë më parë përfundoi në shënjestrën e Paolo Maldinit për rolin drejtorit të ri sportiv të mundshëm te Milani.

Arsyeja? Me një buxhet të vogël, në shumicën e rasteve ai arrin të sjellë në shtëpi lojtarë të panjohur dhe befasues që pas një viti vlejnë trefish.

Kjo i dha pseudonimin “magjistari i fitimeve kapitale”. Ideale për çdo ekip këto ditë.

Dhe jo vetëm kaq: në mesin e kandidatëve për shërbimet e Tares, nëse ai do të largohej nga Lacio, përveç disa klubeve të Bundesligës (Eintraht, Leverkusen dhe Lajpcig), është edhe Federata Shqiptare e Futbollit që do ta shihte mirë për një pozicion drejtues.

Tare, i shpallur si drejtori më i mirë sportiv para disa vitesh në Itali

Gjashtë gjuhë, “one man market”

Tare flet gjashtë gjuhë: shqip, italisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht dhe greqisht.

Detaj shumë i rëndësishëm në negociatat e merkatos së futbollit. Tare – i cili nuk përdor vëzhgues dhe skautistë dhe në fakt quhet edhe “one man market” – është gjithashtu i famshëm për ndjeshmërinë e tij.

Ai personalisht shkon të bisedojë me familjet e futbollistve të rinj premtues, të cilët arrin t’i gjejë nëpër Evropë, ka një kapacitet të madh për dialog dhe di të krijojë një marrëdhënie të shkëlqyer me njerëzit me të cilët punon.

Tare, duke prezantuar disa futbollistë të Lacios gjatë merkatos së verës

Goditjet e mëdha të Tares në merkato

Tare ishte protagonist i shumë marrëveshjeve, disa pashmangshmërisht të gabuara dhe të tjera që sollën trofe dhe fitime të bujshme kapitale në arkat e Lacios.

Lista është e gjatë. Keitën shkoi ta merrte direkt në Barcelonë, Kloze u bind të vishej bardekaltër falë mbi të gjitha marrëdhënies me Taren, të kultivuar që në kohën e Kaizerslauternit.

Për më tepër, Tare besoi te Imobile pas dështimit në Gjermani dhe zbuloi talentin serb, Milinkoviç-Saviç, i marrë për pak më shumë se 10 milionë euro dhe që tani vlerësohet të paktën 60-70.

Nga Brazili “peshkoi” Hernanes dhe Felipe Anderson dhe në Holandë fitoi konkurrencën për De Vrij. Në Spanjë ai mori Luis Alberton.

Tare, me mikun e tij dhe ish-trajnerin e Lacios, Simone Inzagi

Tare dhe Simone Inzagi

Tare ka një marrëdhënie vëllazërore me Simone Inzagin. Të dy luajtën së bashku për Lacion nga viti 2005 deri në 2007 dhe më pas filluan një bashkëpunim të frytshëm, kur trajneri aktual i Interit në vitin 2010 filloi karrierën e tij si trajner në ekipet e të rinjve bardhekaltër, deri sa fitoi drejtimin e stolit të ekipit të parë në 2016-ën.

Kërcënimi me vdekje për djalin e tij

Tare ka një djalë, Etiene, 18 vjeç, i cili luajti me të rinjtë e Lacios. Djali, në shtator 2021, denoncoi kërcënimet me vdekje të marra në rrjetet sociale, të cilat ishin inatosur me të atin, por fatkeqësisht nuk kursyen as familjen e tij: “Kam qenë te Lacio që fëmijë, gëzohem sa herë fiton Lacio. Dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjë përkatësie. Unë respektoj çdo lloj kritike, sepse liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por është për të ardhur keq të lexosh disa fjalë, mund të mos pajtohesh me disa zgjedhje, mund t’i kritikosh, por respekti nuk duhet të mungojë kurrë. Ndaj meje, babait dhe familjes sime”.

Edhe pse ka një faqe Instagrami, Tare është shumë pak aktiv në rrjetin social

Pak social

Në profilin e tij në Instagram, Tare ka 16,000 ndjekës dhe vetëm 13 postime: një prej tyre i kushtohet Diego Armando Maradonës, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.

Një tjetër për Mandelan (“Një fitues është thjesht një ëndërrimtar që nuk u dorëzua kurrë)” .

Dhe ka një aforizëm, me të cilin lidhet Tare: “Unë e admiroj të vërtetën e kohës. Ajo gjithmonë zbulon realitetin e gjërave dhe njerëzve”.

Me miqtë e tij të ngushtë në kohët e Breshias: (nga e majta) Alesandro Kalori; (në mes) Roberto Baxhio e Pep Guardiola dhe Igli Tare

Tare, Saki dhe Guardiola

Igli Tare si djalë u rrit duke parë Milanin e Arrigo Sakit, atë të tre holandezëve, ku ai identifikoi Marco Van Basten, burimin nga i cili mund të frymëzohej, edhe pse karakteristikat e tij si lojtar nuk lejonin mundësi të mëdha për të.

Në janar 2001, ai mbërriti te Breshia dhe ndau dhomën e zhveshjes me Roberto Baxhion dhe Pep Guardiolën. Dy lojtarë të klasit të lartë, jo vetëm në fushë.

Igli Tare duke festuar një gol me Lacion pak kohë para se të mbyllte karrierën si futbollist profesionist

LAJME TË TJERA >>