Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kristjan Asllani, risia e teknikut Reja

Kristjan Asllani do të jetë risia në listën e trajnerit Edi Reja për dy miqësoret e Marsit, ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Këtë e konfirmoi trajneri i kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve, Alban Bushi. Mesfushori do të bashkohet me kuqezinjtë në Spanjë, por mbetet të shihet nëse do ketë minuta për lojtarin që aktivizohet në Seria A me Empolin.

Ndërkaq, trajneri i Spanjës, Luis Enrique nuk e konsideron aspak si një miqësore testin e 26 Marsit përballë Shqipërisë. 51-vjeçari nuk ka kursyer thuajse askënd në prag të kësaj sfide kundër kuqezinjve, teksa ka zbuluar edhe listën me 23 lojtarë që do ketë gati për këtë duel, por dhe në miqësoren tjetër të 29 Marsit përballë Islandës. Enrque ka ruajtur bërthamën e tij të lojtarëve që i beson, teksa risia e asturianit është portieri i Brentfordit, David Raja.  

Pritja që nga Nëntori ka qenë shumë e gjatë. Këto nuk janë miqësore për lojtarët, sepse Kupa e Botës është afër. Kjo do të më ndihmojë të shoh nivelin e tyre, ambicien, urinë dhe aftësinë e tyre për t’i marrë seriozisht këto sfida”, tha mes të tjerash Enrique në konferencën për shtyp.

Kjo do të jetë hera e parë që kuqezinjtë tanë sfidojnë Spanjën në test miqësor, pasi më parë janë përballur për llogari të Kualifikueseve të Kupës së Botës dhe Europianëve.

LAJME TË TJERA >>