Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kristjan Asllani, mes 10 talenteve për t’u ndjekur sezonin e ri

Për Kristjan Asllanin do të shkruhet shumë dhe gjithmonë. Mesfushori i Kombëtares, pas debutimit tek Empoli, e bindi Interin për ta blerë menjëherë.

“Gazetta dello Sport” e rendit Asllanin në krye të një liste me talentet më të mëdha që duhen ndjekur sezonin e ardhshëm në Serinë A. Për lojtarin kuqezi nuk ka asnjë dyshim në fakt, ashtu si dhe për polakun Zalevski të Romës.

Kristjan Asllani gjatë miqësores me Spanjën.

Prestigjiozja italiane e sheh merkaton e kësaj vere si merkaton e premtimeve të mëdha, ku bën pjesë edhe Asllani. Mesfushori që la Empolin për Interin, si zëvendësues i Brozoviç, nuk konsiderohet si një ‘bast’, pasi është i njohur tashmë për kualitetin që zotëron.

Në listën e lojtarëve më premtues, të moshës 17-23 vjeç, përveç Asllanit bëjnë pjesë edhe emra, si Zalevski, Kalulu, Skalvini, Riçi, Udogie, Gati, Gaetano dhe Sotil.

Mesfushori shqiptar nuk është prezantuar ende tek Interi. Klubi zikaltër ishte ai që këmbënguli për elbasanasin dhe e rrëmbeu para të tjerëve.

LAJME TË TJERA >>