Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Krijohet vaksina universale që mund të mposhtë pandemitë e ardhshme

Shkencëtarët thonë se kanë bërë një zbulim të madh duke krijuar një vaksinë kundër 20 llojeve të njohura të gripit.

Gripi ndryshon dhe vaksina aktuale vjetore përditësohet për të siguruar përputhjen më të mirë për llojin që qarkullon, por ndoshta nuk do të mbrojë kundër llojeve të reja të viruseve.

Ndërkohë vaksina e re kishte nivele të larta të antitrupave në testet që u bënë tek minjtë dhe kjo tregon se mund të mbrojë kundrejt pandemive të ardhshme.

“Antigjenet që vaksina përmban, kopje të pjesëve të 20 nënllojeve të njohura të viruseve të gripit A dhe B mund të mësojnë sistemin imunitar se si t’i luftojë ato dhe, me shpresë, çdo lloj të ri që mund të shkaktojë një pandemi”, thonë studiuesit për revistën Science.

“Ideja është që të kemi një vaksinë që do t’u japë njerëzve një mbrojtje ndaj llojeve të ndryshme të gripit”, tha Scott Hensley, një nga shkencëtarët në Universitetin e Pensilvanisë.

“Do të ketë shumë më pak sëmundje dhe vdekje kur të ndodhë pandemia tjetër e gripit”.

Drejtori i Institutit për Shëndetin Global në Nju Jork, Adolfo García-Sastre, tha se vaksinat aktuale të gripit nuk mbrojnë kundër viruseve që mund të kthehen në pandemi dhe nëse kjo vaksinë funksionon, do ishte një fitore e madhe.

LAJME TË TJERA >>