Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Koreografia madhështore e tifozëve të Trabzonspor, nderojnë flamurin shqiptar për ndihmën e dhënë pas tërmetit

Tërmeti i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka prekur zemrat e mbarë njerëzve në gjithë botën, si një ngjarje shkatërruese, e cila ka lënë të paktën 41 mijë persona të vrarë deri tani.

Dhimbjes dhe ndihmës për popujt, iu ofruan shumë vende evropiane, mbi të gjitha ato më pranë rajonit dhe ndihmat ishin edhe në ekipe shpëtimi, si rasti i Shqipërisë, e cila dërgoi një grup me mbi 50 ekspertë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë, si edhe mjete të kërkimit.

AKYAZI’DA DUYGULANDIRAN KOREOGRAFİ

Kjo gjë, nuk është anashkaluar jo vetëm nga populli turk, por edhe nga tifozët e ekipit të Trabzonsporit, të cilët në ndeshjen e tyre për Conference League, ku luajnë përballë ekipit zviceran të Baselit, kanë shpalosur një koreografi madhështore, ku një dedikim të veçantë ka edhe për Shqipërinë.

“Së bashku, do të shërojmë plagët tona”, shkruhet në të, ku në qendër është një punëtor i kërkim-shpëtimit, i cili në krahë mban një foshnjë dhe në kokë, ka një helmetë me flamuj të ndryshëm të vendeve evropiane, ku pjesë është edhe ai kuqezi.

Çaste emocionuese kanë qenë ato përpara fillimit të ndeshjes, me një minutë zie, të cilat janë pasuar më pas nga një “festë” për fitoren e ekipit vendas, pas një goli të Larsen.

Flamuj të tjerë, të cilët mund të pikasen, janë edhe ata të Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Ukrainës, Gjermanisë, madje edhe ato të Rusisë apo Greqisë.

Ndërsa, në kokoren e personazhit të koreografisë, nga rajoni, nuk janë paraqitur flamujt e Kosovës, Serbisë apo Maqedonisë së Veriut, të cilët po ashtu kanë dërguar ndihma në Turqi pas tërmetit.

LAJME TË TJERA >>