Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kompanitë mbarëbotërore po e lënë Rusinë

Një numër i madh kompanish ndërkombëtare kanë pezulluar aktivitetet e tyre në Rusi, të dielën.

Netflix, që paraprakisht kishe lajmëruar suspendimin e projekteve të parapara në Rusi, tregoi se ka ndalur transmetimin e shërbimeve në Rusi, “marrë parasysh rrethanat në terren”, raporton BBC.

Gjithashtu kompania amerikane American Express ka ndaluar aktivitetet në Rusi dhe Biellorusi, për shkak “të sulmit të pajustifikuar” në Ukrainë.

American Express deklaroi se asnjë prej kartelave të tyre nuk punojnë më nëpër ATM-të ose bizneset ruse.

Visa dhe Mastercard gjithashtu kanë ndaluar të gjitha operimet në Rusi këtë të diele.

Dy nga katër firmat e mëdha të kontabilitetit – PricewaterhouseCoopers (PwC) dhe KPMG – njoftuan se do të shkurtojnë firmat e tyre ruse nga rrjetet e tyre më të gjera.

Dhe së fundi, TikTok njoftoi se do të pezullojë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e tij video, ndërsa thonë se po shqyrtojnë implikimin e sigurisë të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që autoritetet mendojnë se kanë përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura.

LAJME TË TJERA >>