Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Klubi i ‘100’-ve në Ligën e Kampionëve, dominon Ronaldo dhe ngjitet Mesi

Në klubin ekskluziv të futbollistëve që kanë mbi 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve bëjnë pjesë emra shumë të njohur. Janë 40 futbollistë që kanë luajtur të paktën 100 ndeshje në kompeticionin kryesor të klubeve në Europë, duke përjashtuar ndeshjet eliminatore.

Në krye është Kristiano Ronaldo, me 181 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve me fanellat e Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventusit. Portugezi ndiqet nga portieri spanjoll Iker Kasilas, i cili i ka dhënë lamtumirën futbollit tashmë. Në vend të tretë është Lionel Mesi, i cili është ngjitur në kuotën e 155 ndeshjeve në Champions me Barcelonën dhe PSG-në.

Ja dhe lista e 10 lojtarëve me më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve:
181 ndeshje – Kristiano Ronaldo (Mançester Junajtid 57, Real Madrid 101, Juventus 23)
177 ndeshje – Iker Kasilas (Real Madrid 150, Porto 27)
155 ndeshje – Lionel Mesi (Barcelona 149, PSG 6)
151 ndeshje – Ksavi Hernandez (Barcelona)
142 ndeshje – Raal Gonzalez (Real Madrid 130, Shalke 12)
141 ndeshje – Rajan Gigs (Mançester Junajtid)
136 ndeshje – Karim Benzema (Lion 19, Real Madrid 117)
131 ndeshje – Tomas Myler (Bajern Mynih)
130 ndeshje – Andres Injiesta (Barcelona)
129 ndeshje – Serxho Ramos (Real Madrid)

LAJME TË TJERA >>