Një aeroplan pasagjerësh i “China Eastern Airlines” me 133 persona është rrëzuar në Kinën jugperëndimore.
Nuk ka ende informacione për viktima.
Avioni Boeing 737 u rrëzua në fshat pranë qytetit Wuzhou në rajonin Guangxi.
Nuk ka asnjë fjalë për shkakun e rrëzimit të avionit, të cilin Flightradar24 e identifikoi si një avion 6-vjeçar 737-800.
Mediat lokale raportuan se fluturimi “China Eastern MU5735” nuk kishte mbërritur në destinacionin e tij të planifikuar në Guangzhou, pasi u nis nga qyteti i Kunming.
Të dhënat e sigurisë së industrisë ajrore të vendit kanë qenë ndër më të mirat në botë gjatë dekadës së fundit.
Boeing 737 me dy motorë është një nga avionët më të njohur në botë për fluturime të shkurtra dhe të mesme.
Presidenti kinez, Xi Jinping, urdhëroi të hënën një hetim për shkakun e rrëzimit.
“Jemi të tronditur, kur mësuam për aksidentin MU5735 në Kinën Lindore”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për të gjitha njësitë e shpëtimit, që të shkojnë sa më shpejt.