Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kherson-i duket se ka rënë zyrtarisht

Që prej natës së hyrjes së 2 marsit, u raportua se qyteti i Kherson-it, ishte nën zgjedhën ruse.

Një gjë të tillë, kryebashkiaku Ihor Kolykhaiev, e mohoi, duke thënë se luftimet po vazhdonin.

Më pas, ishin gazetarë të ndryshëm të mediave ndërkombëtare, të cilët raportuar se Kherson-i kishte rënë vërtetë.

Tashmë, duket se e kemi përgjigjen përfundimtare mbi çështjen.

“Qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet që sollën njerëzit e armatosur, të cilët erdhën në njësinë administrative të Bashkisë”.

Nëpërmjet këtij statusi të kryebashkiakut në Facebook, sugjestionimi kryesor, është ai se Kherson-i, ka rënë – tashmë edhe zyrtarisht.

Kolykhaiev ka shkruar po ashtu se Ushtria e Ukrainës, nuk dodhet më në qytet.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë me kontrollin e marrë në rajonin sipër Krimesë, Rusia do të zotërojë një bastion të fortë e të rëndësishëm, në kërkesën që ka për të shkuar drejt Odesa-s.

Kherson-i ka dalje në Detin e Zi dhe ndaj merr rëndësi të veçantë në këtë pikë. Me një popullsi rreth 300 mijë banorë, forcat ruse duhet të tregohen edhe të kujdesshme, për të mos krijuar përleshje e konflikte.

Në një intervistë të mëparshme për median amerikane “The New York Times”, kryebashkiaku i qytetit, i kishte thënë gazetarit se kishte pasur një bisedë me reth 10 komando ruse, përfshi një oficer.

Një administratë e re, e ngjashme me atë të rajoneve separatiste, pritet të vendoset aty.

LAJME TË TJERA >>