Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Josep Borrell, u tregua racist gjatë një fjalimi

Lëvizja Demokracia në Evropë 2025, e njohur ndryshe si DiEM25, e që është një lëvizje pan-evropiane dhe që mendon se Bashkimi Evropian mund të mbijetojë vetëm nëse transformohet rrënjësisht, së fundmi përmes një peticioni ka kërkuar shkarkimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell.

Arsyeja se pse kjo Lëvizje po kërkon shkarkimin e kryediplomatit evropian, Borrell, është për shkak të një fjalimi të këtij të fundit në inaugurimin e programit pilot të Akademisë Diplomatike Evropiane të drejtuar nga Federica Mogherini.

Problemi sipas Lëvizjes qëndron në atë se si Borrell, pjesën tjetër të botës, e sheh si “xhungël”.

Sipas tyre Borrell, duke e portretizuar Evropën “si një kopësht i ndërtuar nga evropianët” dhe pjesën tjetër të botës, pra atë jashtë Evropës “si një xhungël e cila ka për qëllim pushtimin e kopshtit”, pra Evropës, ka shpërfaqur mentalitetin e tmerrshëm “racist dhe kolonial” të zyrtarëve të lartë të cilët po e drejtojnë Unionin.

“Kopshtarët duhet të kujdesen për të, por nuk do ta mbrojnë kopshtin duke ndërtuar mure. Një kopsht i bukur i vogël i rrethuar me mure të larta për të parandaluar hyrjen e xhunglës nuk do të jetë zgjidhje. Sepse xhungla ka një kapacitet të fortë rritjeje dhe muri nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm i lartë për të mbrojtur kopshtin”, thuhet të ketë thënë Borrell në një ngjarje publike me gjeneratën e ardhshëm të diplomatëve të BE-së, e të cilën Lëvizja po e konteston.

“Kjo analogji e supozuar duhet të jetë e papranueshme, pavarësisht nga konteksti. Duke e quajtur shumicën e pjesës tjetër të botës ‘një xhungël’, Borrell ka degraduar miliarda njerëz të cilët jetojnë në një pjesë të botës të pazhvilluara si rezultat i drejtpërdrejtë i trashëgimisë koloniale të Evropës, dhe ka treguar se, larg nga dëshira për të shlyer këtë padrejtësi të pamasë , prioriteti i tij kryesor është përjetësimi i tij”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga kjo lëvizjes.

Prandaj sjellja e Borrellit, sipas DiEM25, thënë thjeshtë, është e papërshtatshme për zyrën që ai mban.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme”, përfundon komunikata.

LAJME TË TJERA >>