Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

‘Kemi vajza, djem, nëna beqare me fëmijë për atësinë’. Bandat shqiptare promovojnë martesa false për emigrantët në Britani

“Martesat” e falsifikuara me djem e vajza në Britani po promovohen në TikTok nga bandat shqiptare për mijëra paund.

Bandat shqiptare kanë gjetur një mënyrë të re për të fituar para nga emigrantët shqiptarë në Britani. Pasi i dërguan me gomone, tani po u bëjnë dhe “oferta” për t’i ndihmuar të shpëtojnë nga dëbimi.

“Telegraph’ shkruan se bandat po u ofrojnë emigrantëve “familje të rreme” në mënyrë që të qëndrojnë në Britani.

“Bandat po ofrojnë dokumente me anë të martesave me djem dhe vajza apo dhënien e atësisë së fëmijëve për personat që dëshirojnë të kërkojnë azil në Britani, Pagesa për këtë shërbim shkon deri në 30 mijë paund”, shkruan The Telegraph.

“Martesat” e rreme po promovohen në platformën e mediave sociale TikTok nga bandat shqiptare që kanë ‘rekrutuar’ nëna beqare me fëmijë për të siguruar dokumenta për meshkujt që duan të qëndrojnë me rregulla në Britani.

Sipas Telegraph, ky është mashtrimi më i fundit i emigracionit që promovohet në TikTok, që synon të burgosurit shqiptarë që nuk duan të depërtohen si dhe emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Britani.

Një llogari e TikTok, e krijuar më 10 maj, ofroi të vepronte si ndërmjetës për emigrantët shqiptarë dhe nënat britanike ose nga vende të BE-së, si dhe “garantuesit” të cilët do të jepnin gjithashtu një adresë të rreme, në mënyrë që emigrantët të mund të merrnin garancinë e emigracionit.

Një emigrant i mbajtur në paraburgim mund të largohet vetëm me kusht nëse ka një vend për të banuar atje.

Në reklamë thuhej: “Ne ofrojmë djem dhe vajza për martesa, garantues për djemtë që janë në burg (qendrat e paraburgimit të emigracionit), nëna me fëmijë dhe regjistrim atësie për marrjen e dokumenteve.

Një reklamë e dytë në të njëjtën llogari thoshte: “Aplikim për të marrë dokumente si njerkë ose njerk. Është shumë e thjeshtë”.

Kjo ‘metodë’ vjen pas dëshmive të vitit të kaluar se shqiptarët ishin kombësia më e mundshme për të përdorur martesat e falsifikuara për të shfrytëzuar skemën e cila lejon emigrantët të qëndrojnë në Britani nëse janë të martuar me shtetas nga vendet e BE-së.

Pasi u lajmërua për reklamat nga The Telegraph, TikTok tha se i kishte hequr ato dhe i kishte mbyllur llogaritë.

Një zëdhënës i kompanisë tha për Telegraph se “Udhëzimet tona janë të qarta. Ne ndalojmë përmbajtjen që tenton të lehtësojë kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Ne kemi hequr përmbajtjen e shpërndarë dhe kemi mbyllur përgjithmonë llogaritë për shkeljen e këtyre udhëzimeve.”

Qeveria britanike ka negociuar marrëveshje të reja deportimi me qeverinë shqiptare në përpjekje për të frenuar kalimet e emigrantëve. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u tha deputetëve javën e kaluar se Ministria e Brendshme kishte deportuar 1750 shkelës dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë që nga arritja e marrëveshjes së fundit.

Një zëdhënës i Home Office tha se kompanitë e mediave sociale, si TikTok, kanë përgjegjësinë për të hequr postimet dhe për të ndaluar përmbajtjen që promovon aktivitet të paligjshëm dhe kriminal, përfshirë dhe abuzimin me rrugë të mundshme për të marrë lejeqëndrim.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër individëve që kryejnë një martesë të rreme, duke përfshirë largimin e tyre nga Britania”.

LAJME TË TJERA >>