Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Katër lajme që mund t’i keni humbur, teksa vëmendja është te konflikti Rusi-Ukrainë

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po shënon ditën e tij të katër, vëmendja nga lajmet ndërkombëtare është zbehur.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të disa prej tyre, të cilat mund t’i keni humbur.

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike në det të dielën e 27 shkurtit.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët japonez, të cilët e kanë cilësuar si një rifillim të testeve të armëve që erdhën-  pasi bota është fokusuar në pushtimin rus të Ukrainës.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi, tha se raketa e Koresë së Veriut fluturoi rreth 300 km (190 milje) në një lartësi maksimale prej rreth 600 km (370 milje) përpara se të zbarkonte në brigjet lindore të Koresë së Veriut dhe jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Nuk është raportuar asnjë dëmtim në anije apo avionë.

“Nëse Koreja e Veriut ka kryer qëllimisht lëshimin e raketës, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar është i hutuar nga pushtimi rus i Ukrainës, një akt i tillë është absolutisht i pafalshëm”, u tha ai gazetarëve.

Rihapet kufiri mes Pakistanit dhe Afganistanit

Një vendkalim kyç kufitar midis Pakistanit dhe Afganistanit është rihapur, disa ditë pasi luftimet mes forcave të sigurisë vranë të paktën tre persona.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet vitin e kaluar, tensionet kufitare midis fqinjëve janë rritur, me Pakistanin që pretendon se grupet e armatosura po planifikonin sulme nga toka afgane.

Talebanët mohojnë se strehojnë luftëtarë rebelë pakistanezë.

14 të qëlluar në kafenenë Vegas Shisha

Një person u vra dhe dy u plagosën rëndë pasi 14 persona u qëlluan me armë zjarri gjatë një feste në një kafene në Las Vegas të shtunën.

Informacionet paraprake treguan se kishte një festë gjatë së cilës dy persona u grindën dhe sulmuar me armë zjarri.

Ekipi australian i kriketit mbërrin në Pakistan për turneun e parë në 24 vjet

Ekipi i kriketit i Australisë ka mbërritur në Pakistan në turneun e tij të parë në vend në gati një çerek shekulli – dhe në një flluskë sigurie që do t’i shoqërojë ata gjatë qëndrimit të tyre gjashtë-javor.

Australia u tërhoq nga një turne pesë vjet më parë pas një shpërthimi vetëvrasës në një kishë në Lahore.

Ata luajtën për herë të fundit në Pakistan në vitin 1998, duke fituar një seri me tre teste 1-0 dhe duke i lënë pas dore nikoqirët në tre ndeshjet ndërkombëtare njëditore.

LAJME TË TJERA >>