Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Kameramani i ‘Fox News’ dhe një gazetare ukrainase vriten në Kiev

Një kameraman i “Fox News”, Pierre Zakrzewski, u vra në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur transmetuesi televiziv amerikan, duke shpjeguar se Zakrzewski, me origjinë irlandeze, vdiq të hënën së bashku me gazetaren ukrainase, Alexandra Kurshinova.

Të dy reporterët vdiqën pranë Kievit, ku korrespondenti Benjamin Hall u plagos gjithashtu pas sulmit rus në veriperëndim të qytetit. Zakrzewski, shpjegon Fox, kishte një përvojë të gjatë në rajonet e luftës në botë.

Agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, saktësoi se gazetari i plagosur britanik ishte me dy kolegët e tij në makinën e goditur: ai do t’i nënshtrohej një operacioni.

Ndërkohë, rrjeti “Fox News”, thotë se Zakrzewski ishte një nga fotoreporterët e tij më me përvojë. “Pierre ishte një legjendë absolute, – tha drejtuesi i rrjetit, -ky lajm është shkatërrues”.

“Me trishtim të thellë dhe me zemër të rëndë ndajmë lajmin në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski, – tha presidentja dhe CEO e “Fox News Media”, Suzanne Scott. – Pierre ishte një fotograf lufte që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për ‘Fox News’ nga Iraku deri në Afganistan e Siri gjatë punës së tij të gjatë me ne. Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pashembullt”.

Jay Wallace, president dhe drejtor ekzekutiv i “Fox News”, shtoi, “Pierre ishte konstant në të gjithë mbulimin tonë ndërkombëtar. Unë, si të tjerë të panumërt, ndjeva gjithmonë një ndjenjë sigurie të shtuar kur erdha në skenë dhe e pashë atë, me kamera në dorë. Ai kishte një shpirt pozitiv, energji të pakufizuar dhe një sy për lajmet”.

Gazetarët, fotoreporterët dhe operatorët që do të duhet të shkojnë në Ukrainë për të punuar për të dokumentuar operacionet e luftës, do të mund të blejnë, pavarësisht nga ndalimet në fuqi në Itali, jelek antiplumb dhe helmeta për t’i përdorur për mbrojtjen e tyre.

LAJME TË TJERA >>