Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Johnson iku, por ai nuk do të largohet derisa t’i marrë të gjithë me vete

Nëse turpi dramatik i Boris Johnson do të kishte ndodhur në një botë normale, do t’i kishte shtyrë pak pas pritshmëritë e zgjedhjeve të përgjithshme, ndoshta deri në momentin e fundit të mundshëm në 2024. 

Kryeministri më në fund ka pranuar të japë dorëheqjen – por në mënyrë qesharake, ai dëshiron të qëndrojë në post deri në vjeshtë, pasi ish-ministrat iu lutën që të largohet. 

Ndaj cdo lider i ri konservator do të dëshironte të krijonte një hapësirë mes tij dhe Johnson-it… 

Por nuk ka asnjë mundësi qe të ndodhë sepse Johnson nuk do të fundoset derisa një gjë e tillë të ndodhë me xhaketat e të gjithëve.

Është e vështirë të imagjinohet një lider konservator me ndonjë personalitet apo filozofi të mbetur për të provuar dhe akoma më e vështirë të mendosh për partinë e bashkuar aq sa të mund të hartonte një strategji afatgjatë.

Ndoshta, e gjithë kjo trazirë i bën zgjedhjet e parakohshme më të mundshme…

…Do të ishte me të vërtetë e vështirë të mendosh që kaosi  të qëndrojë si akuzë kundër Laburistëve tani. 

Ka një tolerancë mjaft të lartë për akuzat e pajustifikuara në kohë zgjedhjesh. Dhe, asnjë konservator nuk do të dëshirojë të ndryshoje rendin gjatë fushatës së ardhshme. 

Edhe vetë votuesit e tyre e dinë se politika nuk ka pse të jetë kështu. Të përshkruash me zë të lartë idealin e një qeverisjeje të qetë dhe konstruktive nxit këtë ndjenjë të pafundësisë dhe të kryqëzimit të dillemes çfarë-nëse.

Më shumë gjasa, tashmë e shkruar edhe në tabloidët e djathtë, do të jetë një ripërsëritje e vitit 2019, me një kthesë: jo “Laburistët duan të ndalojnë Brexit”; përkundrazi “ata duan t’jua heqin Brexit-in”. 

Keir Starmer u përpoq ta parandalonte këtë në fjalimin e tij të hënën mbrëma se si nuk kishte kthim prapa, as në BE, as në tregun e vetëm, as në bashkimin doganor. 

Laburistët tani janë partia e Brexit-it të vështirë, sepse përkrahësit konservatorë për largimin nga BE-ja janë thjesht shumë të zënë duke u shpërbërë 

Konservatorët, madje edhe më të këqijtë prej tyre, janë shumë më të shkathët se laburistët, saqë nuk do të ishte aspak çudi t’i shihje ata të ngrinin duart dhe të zgjidhnin një figurë të ngjashme me Jeremy Hunt si udhëheqës…

… Ne po shkojmë drejt një zgjedhjeje, sloganet e të cilave do të jenë më pak të drejta se ato të 2010-ës, më absurde se ato të 2015-ës, më infantile se ato të 2019-ës. 

Megjithate, e vetmja gjë më e keqe se zgjedhjet e ardhshme do të ishte mungesa e zgjedhjeve.

 Ndaj dhe Zot, bëje të ndodhë sa më shpejt.

Marre nga theguardian.com

LAJME TË TJERA >>