Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Joe Biden: Putin i ka bërë gabim llogaritë, do ta paguajë shtrenjtë

Presidenti i SHBA, Joe Biden teksa e quajti Presidentin rus Vladimir Putin një diktator, theksoi se ai është fajtori i vetëm për sulmet në Ukrainë dhe këtë do ta paguajë shtrenjt për një kohë të gjatë.

“Putin gjashtë ditë më parë duke sulmuar Ukrainën, u përpoq të tundte themelet e botës së lirë, por duket se i ka bërë llogaritë gaim. Ai diktator do ta paguajë shumë shtrenjt.”-tha Biden.

Biden e quajti popullin ukrainas një mur të fortë që Putin kurrë s’e kishte imagjinuar ndërsa komplimentoi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për guximin dhe vendosmërinë e tyre që po frymëzon botën.

Biden deklaroi se SHBA dhe NATO kanë qëndruar në krah të Ukrainës. Ndër të tjera, Biden tha se historia e ka treguar se kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, do shkaktojnë shumë kaos.

“Sulmi i Putin ndaj Ukrainës ishte i paramenduar dhe i paprovokuar. Putin e kishte gabim.”-tha Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi nga Kapitol Hill se regjimi i Putin mbështetet nga oligarkët rusë të korruptuar dhe që kanë vjedhur miliarda dollarë.

“Do të punojmë me aleatët europianë për të gjetur jahtet, avionët dhe të gjitha asetet luksoze.”-u shpreh Biden.

Sakaq, Joe Biden konfirmoi lajmin i cili qarkulloi më herët, se avionët rusë nuk do të lejohen në hapësirën ajrore amerikane. Sipas tij në këtë mënyrë Rusia izolohet dhe ekonomia e saj rëndohet akoma më shumë, përtej sanksioneve të vendosura më herët.

“Do bllokohen të gjitha fluturimet ruse, komerciale dhe private nga hapësira ajrore e SHBA. Kështu do të izolohet më shumë dhe do të dëmtohet më shumë ekonomia e Rusisë. Putin mund ta rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë më nuk do t’i fitojë zemrat e qytetarëve ukrainas.”-deklaroi Biden.

LAJME TË TJERA >>