Atleti që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, Izmir Smajlaj ka triumfuar për të gjashtin vit radhazi në Kampionatin Ballkanik të Atletikës.
Kampionati i 27-të i atletikës u zhvillua në Stamboll më 4-5 mars.
Shkodrani reagoi për triumfin e tij në mediat sociale, ku shkruan:
“I nderuar të jem sërish për të gjashtin vit rradhazi Kampion Ballkanik!”
“Prej vitesh, ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim”.
“Falënderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, trajnerin Gjergj Ruli, familjen time si dhe Bashkinë Tiranë, Klubin Sportiv Tirana edhe KOKSH të cilët së bashku besojnë çdo herë tek unë dhe objektivat e mia”.
“Gara të tjera na presin këtë 2022! Është vetëm fillimi. . .