Kryeministrja, Giorgia Meloni, e cila iu bashkua numrit në rritje të italianëve që vizituan Shqipërinë për pushime këtë verë, siguroi që një pronar restoranti vendas të mos mbetej pa paratë e tij, pasi një grup bashkatdhetarësh të saj u larguan pa paguar faturën.
Meloni dhe familja e saj kaluan disa ditë në Shqipëri këtë javë si mysafirë të kryeministrit Edi Rama, vendi i të cilit po shijon një bum turistik këtë verë.Kur lajmet për disa italianë që iknin pa paguar në një restorant në qytetin qendror të Beratit u bënë virale në mediat lokale, Meloni ndërhyri për të ndihmuar, tha Rama për të përditshmen italiane “La Stampa”.“Shkoni dhe paguani faturën për këta idiotë, ju lutem”, citon Rama t’i ketë thënë Melonit ambasadorit italian në Shqipëri.Francesco Lollobrigida, ministri italian i Bujqësisë dhe kunati i Melonit, ishte në udhëtim në Shqipëri dhe tha se ishte një çështje krenarie kombëtare.“Ajo ofroi të paguante faturën. Ambasadori ishte duke u kthyer për në Tiranë dhe ishte në dispozicion për ta bërë këtë”, tha ai për “Reuters”.“Disa individë të pandershëm nuk mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë”, shtoi Lollobrigida.