Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Italia gati të rindërtojë teatrin në Mariupol

Qeveria italiane është gati të rindërtojë një teatër në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua nga një sulm me bombë.

Kështu ka bërë me dije ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini, pas një takimi të kabinetit.

“Kabineti ka miratuar propozimin tim për t’i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për ta rindërtuar atë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ministri.

Ai ka shtuar se “teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”.

Ukraina ka njoftuar se teatri u godit nga një sulm ajror rus të mërkurën, teksa njerëzit ishin strehuar atje nga bombardimet.

Rusia, nga ana tjetër, e ka mohuar goditjen e teatrit.

Mirëpo, forcat e saj kanë shpërthyer qytete dhe kanë vrarë shumë civilë në sulmin ndaj Ukrainës, që hyn në javën e katërt.

LAJME TË TJERA >>