Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Ish-kapiteni i Rusisë kundër Putin-it: Ndoshta do të më arrestojnë ose vrasin

Ish-kapiteni i Kombëtares ruse, Igor Denisov, është sportisti i nivelit më të lartë që jeton ende në Rusi dhe ka denoncuar hapur pushtimin e Ukrainës.

Denisov, beson se qëndrimi i tij kundër pushtimit të Ukrainës me urdhër të Vladimir Putin mund të ketë pasoja fatale për të.

38-vjeçari, i cili ka qenë kapiten i ekipit rus të futbollit nga viti 2012 deri në 2016, është kundër pushtimit rus të Ukrainës.

“Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një tmerr i plotë,” tha Igor Denisov në një intervistë për kanalin YouTube Nobel.

“Nuk e di, ndoshta do të arrestohem apo do të më vrasin pas këtyre fjalëve, por unë po flas për gjërat ashtu siç janë”, shtoi ish-lojtari i Zenit-it.

Denisov zbuloi gjithashtu se ai personalisht i shkroi Putin-it për të ndaluar luftën.

Parlamenti rus ka miratuar një ligj që dënon me burgim deri në 15 vjet këdo që publikon “lajme të rreme” ose angazhohet në ndonjë aktivitet publik që diskrediton veprimet ushtarake të Rusisë.

LAJME TË TJERA >>