Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Irani shkon në Botërorin e Katarit, 2000 femra tifoze bëjnë festë në stadium

Ditë historike në Teheran. Irani, pasi mundi 1-0 Irakun, është kualifikuar për herë të 6-të në fazën finale të një Botërori, që këtë herë zhvillohet në Katar. Është hera e tretë radhazi, pas 2014-ës dhe 2018-s, që Irani shkon në Botëror.

Është vendi i parë i zonës aziatike, që ka fituar një vend në Katar 2022, sigurisht pas të zotëve të shtëpisë. Por historia është bërë edhe në shkallët e stadiumit “Azadi”, ku ishin të pranishëm 10 mijë persona. Dhe për herë të parë pas 3 vitesh, 2000 femra (aq sa ishin biletat e rezervuara për to) kanë ndjekur nga afër ndeshjen. Gëzim i madh në fytyrat e tyre, me këngë, kore dhe flamuj që valviteshin.

Tifozet e Iranit ne stadium. 28 janar 2022

Ndeshjen e fundit e vendosi një gol i Mehdi Taremit, sulmuesit 29-vjeçar të Porto. Ai shënoi golin e fitores ndaj rivalëve të Irakut. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dragan Skoshiç nuk humb prej 6 ndeshjesh, me 5 fitore dhe 1 humbje.

LAJME TË TJERA >>