Irani ka hapur zyrtarisht një betejë ligjore, përpara mbledhjes së një gjykate të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të kërkuar shkrirjen e aseteve të shumta të bllokuara nga SHBA-,të, të cilat kapin vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve.
Sipas Washingtonit, paratë e këtyre aseteve, duhet t’u shkojnë viktimave të sulmeve terroriste, për të cilat Irani është fajësuar në të shkuarën.
E gjithë kjo situatë e radhës, e krijuar pikërisht atëherë kur bisedimet për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duket se janë të shuara thuajse tërësisht.
Teherani, e ka dërguar që prej vitit 2016 në Gjykatën Ndërkombëtare Penale Washingtonin, nën shpresën për të rimarrë 2 miliardë dollarë asete, të cilat Gjykata Supreme amerikane i pati ngrirë.
Arsyetimin mbi këtë detaj, Teherani e jep duke argumentuar se me veprimin e SHBA-ve, është thyer traktati i miqësisë i vitit 1955 mes dy vendeve. Mirëpo, për SHBA-të, ky traktat është tërësisht i pavlefshëm pas revolucionit të vitit 1979 në Iran, i cili i prishi përfundimisht marrëdhëniet mes dy vendeve.
Teksa nga njëra anë Irani bën këtë pretendim, nga ana tjetër, janë SHBA-të, ato të cilat ende nuk kanë arritur ta arsyetojnë plotësisht bllokimin, duke i vënë vulën çështjes.
Në javët e fundit, ka pasur po ashtu tensione të shtuara, ku protagoniste ka qenë edhe Shqipëria, pas sulmeve kibernetike të ndërmarra ndaj Tiranës.
Amerika e ka dënuar Iranin dhe e ka mbajtur përgjegjës për këto sulme, duke i dhënë mbështetjen e plotë Tiranës në luftën kundër regjimit iranian, pasi edhe Shqipëria i ndërpreu unilateralisht raportet me Republikën Islamike.
Vendimi i takon tashmë Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për t’i dhënë përgjigje çështjes së aseteve iraniane.