Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Irani aludon se inteligjenca e Shqipërisë dhe Kosovës ishin angazhuar në protestat e vitit 2022

Shefi i Inteligjencës së IRGC-së, Mohammad Kazemi, deklaroi se shërbimet e inteligjencës së 20 vendeve ishin përfshirë në protestat e vitit 2022 në Iran.

Mes vendeve të përmendura nga Kazemi ishin: SHBA-të, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Franca, Gjermania, Kanadaja, Belgjika, Austria, Shqipëria, Australia, Islanda, Italia, Kosova, Norvegjia, Bahreini, Zelanda e Re dhe Izraeli.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta opozitare iraniane “Iran International”.

Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) në Shqipëri nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Albanian Post.

Kjo ishte intervista e parë e Mohammad Kazemi-t që nga marrja e detyrës nga Taeb si kreu i Organizatës së Inteligjencës së IRGC korrikun e kaluar.

Ai shtoi se anëtarët e agjencive të inteligjencës të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe “u takuan në një vend arab” për të diskutuar “mbështetje për trazirat në Iran”.

IRGC-ja është një krah elitar i ushtrisë iraniane që u krijua pas revolucionit të vendit në 1979.

Njësia është në ballë të operacioneve ushtarake të Iranit në rajon.

Ajo ka një prani të konsiderueshme në Irak dhe Siri, ku trupat dhe këshilltarët e saj kanë luajtur një rol të madh në luftën kundër ISIS-it.

Sipas “Council of Foreign Relations”, IRGC-ja ka më shumë se 150 mijë trupa.

Këto përfshijnë forcat tokësore, forcat detare dhe ajrore, si dhe inteligjencën dhe forcat speciale.

Kujtojmë që, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Republikën Islamike për një sulm kibernetik në muajin korrik të vitit 2022.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi më 7 shtator të vitit të kaluar se kishte urdhëruar diplomatët dhe stafin iranian të mbyllnin ambasadën dhe të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve.

Ndërtimi i situatës

Protestat përfshinë Republikën Islamike pas vdekjes në shtator të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori.

Por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.

Ministria e Brendshme në Iran ka njoftuar nuk do të ketë tërheqje apo tolerancë për këtë çështje.

Në deklaratë thuhet se hixhabi mbetet një element thelbësor i ligjit islamik dhe si i tillë do të mbetet një nga parimet kryesore të Republikës Islamike të Iranit.

Protestat u zgjeruan për të përfshirë thirrjet për një rregullim të plotë të Republikës Islamike – por ajo mbeti e rrënjosur në çështjen e hixhabit.

Imazhi i Mahsa Amini ka mbetur simboli më i fuqishëm i lëvizjes, e cila për njëfarë kohe mundi të shkundte themelet e teokracisë që ka sunduar Iranin për më shumë se 40 vjet.

LAJME TË TJERA >>