Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

INVESTIGIMI/ Linkedin po ndryshon kuptimin e merkatos

Mendrit Shehu- Në vitin 2017, në mediat sportive botërore, krijoi habi lajmi që Cristian Zaccardo po kërkonte ekip nëpërmjet Linkedin. Si ka mundësi që një kampion Bote me Italinë në vitin 2006, me një karrierë të suksesshme  duke luajtur me skuadra si Milan, Parma apo Palermo, e ka të vështirë të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën dhe shpresa e tij e  vetme mbeti Linkedin ?

“Kam zgjidhur kontratën që më lidhte me Vicenza deri në qershorin 2018. Aktualisht jam një lojtar i lirë. Jam mirë fizikisht, mund të luaj edhe 2 vite të tjera në nivele të larta. Kush do të më marrë, mendoj se do të bënte një lëvizje të zgjuar. Lojtar serioz, profesionist dhe i fortë”- shkruante 35-vjeçari, ku ndër të tjera postonte edhe  të dhënat statistikore të karrierës së tij.

Kjo është një mënyrë krejt ndryshe nga ajo tradicionalja. Piet de Visser është një emër relativisht i panjohur për tifozët, por në ambientet e futbollit është një nga njerëzit më të respektuar. Një ish trajner dhe një nga zbuluesit më të mëdhenj të talenteve, Visser është ai që zbuloi i pari brazilianin Ronaldo  apo edhe lojtarë të tjerë si Romario, Bebeto, Neymar apo edhe Kevin De Bryune. Në një kapitull të autobiografisë së tij, zbulon me detaje sesi arriti të zbulonte Fenomenin. ‘’  Për herë të parë Ronaldon e kam parë në St Brieux, gjatë një turneu amatorësh. Ai ishte fenomenal. Unë i shoh të gjitha gjërat që një lojtar i bën mirë, dhe ato që bën gabim. Prej vitesh mbaj të njëjtin bllok ku rendis lojtarët në bazë të aftësive, vizionit, fizikut, mentalitetit dhe karakterit. Realisht, zbulimi i Ronaldos më ka ndryshuar jetën. Sot kanë ndryshuar gjërat, lojtarët zbulohen në mënyra të tjera, por në kohën time duhej të vrapoje, nga një grumbullim në tjetrin.’’

Në fakt pasi kanë kaluar shumë vite, arrijmë të kuptojmë që Zaccardo nuk ka qenë thjesht një lojtar i dëshpëruar, por një largpamës, duke përdorur atë që aktualisht është një ‘’oaz’’ për shumë lojtarë apo menaxherë, të njohur apo edhe anonimë. Por si funksionon merkato në Linkedin?

Piet de Visser

Si arrijnë lojtarë apo edhe menaxherë të depërtojnë në futbollin shqiptar?  ‘’Emisar’’ ka bërë një hulumtim në këtë platformë online , ku ka zbuluar sesi futbollistë anonimë apo edhe menaxherë shqiptarë, zbarkojnë në futbollin shqiptar. Rezultatet e merkatos nga klubet shqiptare shpeshherë nuk janë ato që priten. Kjo ndodh pasi gjithçka funksionon me fotografi ose me sugjerime nga futbollistët e tjerë. Nuk mund të merren futbollistë pa i njohur, pa i parë nga afër gjendjen reale të tyre.

Duke u bazuar te fjalët e holandezit, mund të kuptojmë që Linkedin ka shkurtuar shumë kilometra, ku lojtari ‘’perfekt’’ mund të gjendet me anë të një klikimi. Por menaxherët e  Linkedin, pse zgjedhin pikërisht Shqipërinë për të transferuar klientët  tyre? Një menaxher, i cili preferoi të qëndronte anonim, u shpreh se nuk ka ndonjë arsye specifike pse preferohet Shqipëria. ‘’ Unë aktualisht kam nën menaxhim disa lojtarë afrikanë, ku disa janë profesionistë, disa jo. Nuk kemi target vetëm Shqipërinë. Zakonisht për çdo lojtar që kemi, bëjmë një lajmërim në Linkedin dhe më shkruajnë shumë menaxherë Shqiptarë. Kam bashkëpunuar me ekipe shqiptar.’’

Nuk është e vështirë të zbulosh ekipet shqiptare që ndjekin këtë rrugë. Me një kërkim të thjeshtë gjetëm një kompani të mirënjohur shqiptare, shumë aktive këto vitet e fundit. Përpara përfundimit të merkatos dimërore, kjo kompani ka qenë shumë aktive në kërkesa për lojtarë të ndryshëm. Nuk mund të themi se çfarë ka ndodhur më vonë, a ka sjellë lojtarë nga Linkedin, por kjo kompani ka realizuar disa transferime gjatë janarit.

Një tjetër shembull është edhe Dean Walling, një ish futbollist anglez, i cili ka postuar në Linkedin foto nga takimi që ka patur me drejtuesit e Partizanit. Përpos lumturisë që ndodhej në një vend si Shqipëria, Walling nënvizon faktin që drejtor sportiv është vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Nuk është se kryeministri mund të ndikojë te merkato, por për një rrjet si Linkedin është një ndihmesë e madhe, pasi tregon që ke kontakte me njerëz të rëndësishëm. ‘’Emisar’’ provoi të lidhej me Walling, por nuk morëm asnjë përgjigje, por nga kërkimet në rrjet zbuluam që ai drejton një akademi për fëmijët e vegjël dhe nuk ka asnjë lojtarë në pronësi.

Janë të shumta historitë e mashtrimit me futbollistë që i besojnë menaxherëve fallco. Para disa vitesh disa lojtarë nigerianë, u lanë në mes të Moskës, pasi ishin kontaktuar nëpërmjet Linkedin nga një agjent. Pasi i kishte marrë paratë për kartonin dhe për vizën, nuk kishte dalë ti priste në aeroport. Në Shqipëri ende nuk kemi një rast mashtrimi nga Linkedin, por po kjo foto ku i njëjti status është shkruar nga 2 kompani të ndryshme, të bën të dyshosh.

FIFA vitin e kaluar mori vendimin të ndryshojë rregullat e transferimeve, pasi është e shqetësuar nga ndikimi i madh që kanë disa menaxherë si dhe prej faktit që disa klube grumbullojnë talente pafund, të cilët nuk kanë shanse të luajnë për ekipin e tyre mëmë. “Jam shumë i shqetësuar për fluksin e madh të parave që përfshin futbollin. Komisionet që i paguhen ndërmjetësve vazhdojnë të rriten në shifra alarmante ndërsa paratë që jepen për të rinjtë janë në rënie. Marrëveshjet më të mëdha të transferimit bëhen shpeshherë në një mënyrë jo të pastër dhe ngrenë pikëpyetje mbi keqpërdorimin e fondeve”, u shpreh Gianni Infantino, presidenti i UEFA.

Futbollistë që vetëofrohen

Nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky ligj, por ndërkohë Linkedin ka pushtuar botën e futbollit dhe po krijon një brez të ri menaxherësh, që me anë të një kliku gjejnë ‘’Ronaldon’’ e ri.

LAJME TË TJERA >>