Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Intervistë me Kissinger: Putin, Ukraina dhe gabimet e Amerikës

Kur ai lindi, Lenini ishte ende gjallë. Kur ishte 29 vjeç, Stalini vdiq.

Më pas mosha 39-vjeçare përkoi me kohën kur Nikita Hrushovi vendosi raketa bërthamore në Kubë dhe kur shkoi 45 vjeç, Leonid Brezhnev shtypi Pranverën e Pragës.

Për këtë arsye, arkitekti i pjesës më të madhe të politikës së jashtme amerikane në shekullin XX, ndoshta burrështetasi më i fuqishëm që ka mbetur gjallë, Henry Kissinger, ka një përgjigje kur pyetet se cili nga sundimtarët e Kremlinit i kujton Vladimir Putin-in.

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-sekretari amerikan i shtetit thotë se Putin ngjason me Hrushovin.

“Hrushovi donte njohje. Ai donte të pohonte rëndësinë e vendit të tij dhe të ftohej në Amerikë. Koncepti i barazisë ishte shumë i rëndësishëm për të. Në rastin e Putin-it, kjo është edhe më e mprehtë, sepse ai e konsideron rënien e pozicionit rus në Evropë nga viti 1989 e tutje si një fatkeqësi strategjike për Rusinë”, shpjegon ai.

Sipas Kissinger ky ka qenë obsesioni i presidentit rus.

Ai është i mendimit se Putini dëshiron të rifitojë çdo pjesë të territorit që Rusia ka humbur dhe jo shtete të tjera.

“Por ajo që ai nuk mund të durojë është se i gjithë territori midis Berlinit dhe kufirit rus i ra NATO-s. Dhe kjo është ajo që e bëri Ukrainën një pikë kaq kyçe për të”.

Ashtu siç ka përsëritur shpesh në intervistat e tij, 99-vjeçari shprehet se Putini nuk është aq impulsiv, por më i llogaritur dhe më i inatosur.

Që të kuptosh ngjarjet në vijimin – për Kissinger – duhet të analizohet historia ruse më saktë evolucionet e saj.

Ish-sekretari amerikan sqaroi edhe deklaratat e tij për “heqje dorë nga territori”, të cilat patën komente të shumta nga palë të ndryshme.

“Në asnjë moment nuk kam thënë që Ukraina duhet të heqë dorë nga ndonjë territor. Thashë se vija logjike ndarëse për një armëpushim është status quo ante.

I pyetur se cili precedent historik mendon se është më udhëzuesi për të kuptuar dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Kissinger thekson se nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Lufta në Ukrainë është një luftë për ekuilibrin e fuqisë. Por në një nivel tjetër, ajo ka aspekte të një lufte civile dhe kombinon një problem ndërkombëtar të tipit klasik evropian me një problem tërësisht global. Kur kjo luftë të përfundojë, çështja do të jetë nëse Rusia do të arrijë një marrëdhënie koherente me Evropën”.

The Many Manipulations of Henry Kissinger | The Nation

Ai së fundmi ka prezantuar botimin e librit të tij të fundit, “Udhëheqja”.

Në të ai përshkruan gjashtë shembuj të lidershipit politik – nga Adenauer te De Gaulle, nga Nixon te Sadat-i, nga Lee Kuan Yew te Margaret Thatcher.

Kissinger ravijëzon se politikanët e sotëm nuk duhet doemos të ndjekin shembujt e njerëzve që ai ka portretizuar, sepse ata janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Por mendon se ata mund të mësojnë nga problemet me të cilat u përballën këta udhëheqës.

Që ka konflikt në botë: Kjo nuk është e re.

“E reja është se në periudhën tonë kemi për herë të parë ndikimin e rajoneve të ndryshme kulturore mbi njëra-tjetrën në mënyrë të përhershme. Për disa konflikte aktuale, shembujt nga libri mund të jenë të dobishëm”.

Kissinger ka edhe një këshillë: balanca e fuqisë është parakusht për gjëra të tjera, por nuk është qëllim në vetvete. Bilanci i fuqisë në vetvete nuk garanton stabilitet, por pa ekuilibër të fuqive nuk mund të kesh stabilitet.

SHBA dhe Biden

Ish-sekretari amerikan ka cekur edhe deklaratat e Biden se “Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet”, për të cilat tha se ishin të pamatura.

Po ashtu ai thotë se një sulm ndaj Tajvanit do të sillte Kinën dhe Amerikën në konflikt të drejtpërdrejtë që në fillim.

Dhe se kjo nuk mund të krahasohet me situatën në Ukrainë.

“Për çështjen e Ukrainës, një aspekt i problemit ushtarak është se dy grupe bërthamore po bëjnë një luftë konvencionale në territorin e një shteti të tretë, i cili, natyrisht, ka shumë armë nga ne, por larg nesh”.

Ai rikujton udhëtimin historik me presidentin Nixon në Kinë.

“Ishte e vetmja mënyrë e mundshme për të filluar punën me Kinën, dhe kjo ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe thelbësore për t’i dhënë fund Luftës së Vietnamit”.

Lindja e mesme dhe armët bërthamore

Kisinger shprehet se nuk ka frikë nga një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme, por nga përdorimi i tyre.

“Sapo Irani të vendoset si një fuqi bërthamore, vende si Egjipti dhe Turqia mund të ndjehen të detyruara të ndjekin. Dhe më pas, marrëdhëniet e tyre, plus marrëdhënia e të gjithëve me Izraelin, do ta bëjnë rajonin edhe më të pasigurt se sa është sot”.

Pasi solli në memorie “disa nga gabimet” e tij, Kissinger u pyet për pushtimin e SHBA-ve në Irak.

“Largimi i Sadam Huseinit kishte shumë arsyetime racionale dhe morale. Por përpjekja për të qeverisur Irakun në mënyrë të ngjashme me pushtimin e Gjermanisë (pas Luftës së Dytë Botërore) ishte një gabim analitik, sepse situatat nuk ishin të krahasueshme”.

Në fund të intervistës së tij ish-sekretari amerikan theksoi se mbështet përpjekjet e NATO-s dhe të Amerikës për të mposhtur agresionin kundër Ukrainës dhe konkretisht për të rikthyer Ukrainën në dimensionet që kishte kur filloi lufta.

Por – ashtu si në intervistën dhënë për Corriere – Kissinger thotë se Rusia është pjesë e historisë evropiane dhe duhet trajtuar si e tillë.

LAJME TË TJERA >>