Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Inflacioni i Shqipërisë në muajin maj sipas Eurostat, rezulton më i lartë se ai i Instat

Me metodën Eurostat, inflacioni në Shqipëri gjatë muajt maj ka rezultuar më i lartë se ai i matur nga Instat, me një diferencë prej 0.9 pikë përqindje,

Eurostat thotë se inflacioni në Shqipëri ishtë 5.6% në maj, me 0.6% rritje nga muaji prill.

Sipas grupeve kontribuuese, edhe për matjet e Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve, prej 10.6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, ndjekur nga “Argëtim dhe kulturë” me 8.0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.2%, “Veshje dhe këpucë” me 4.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.9%, “Shëndeti” me 2.6%, “Shërbimi arsimor” me 2.5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4%, si dhe “Komunikimi” me 1.1%. Nga krahu tjetër, në rënie rezultojnë çmimet e grupit “Transporti” me -4.7 %.

Krahasuar me Europën, Shqipëria rezulton të ketë një normë inflacioni më të ulët se mesatarja e unionit, që fiksohet pranë 7.1%. Por, pavarësisht kësaj, rritje e çmimeve në vendin tonë rezulton të jetë më e lartë se në vende si Greqia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika apo Zvicra, sa për të përmendur disa prej tyre.

Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e INSTAT dhe dy produkte më pak.

LAJME TË TJERA >>