Punonjësit e rekrutuar nga Bangladeshi për të punuar në Shqipëri, nuk janë më as zgjidhje, as zgjedhje.
Tani, sektorët që vazhdojnë të vuajnë për fuqi punëtore, do t’i këmbejnë forcat e punës me Indinë.
Në një analizë rezultoi se duke nisur nga pajisja me vizë e aplikimi për leje deri tek akomodimi, një biznes duhet të paguajë nga 850-1000 dollarë për rekrutimin e vetëm një punonjësi të huaj. Kosto e lartë kur ekziston risku që ato të mos qëndrojnë më shumë se një muaj në Shqipëri.
Nëse edhe për disa kohë nuk shtohen kultivimet dhe fermerët nuk do të mbështeten me subvencione, atëherë kompanitë do të jenë të detyruara vetëm të importojnë lëndën e parë nga jashtë, thonë eksportuesit.
Një nga sfidat tjera me të cilat është hasur sektori prej do kohësh ka qenë edhe zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që ata eksportojnë. Për rrjedhojë, edhe eksportet e këtyre bimëve janë ulur.
Për tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” u ulën me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për këtë periudhë, rreth 28% e eksporteve të këtij grupi kishin destinacion Gjermaninë, 29% e tyre u eksportuan në SHBA ndërsa pjesa tjetër kryesisht në Turqi dhe Greqi.
Bimët medicinale që eksportohen janë kryesisht sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarina dhe dëllinjë e zezë. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve sipas eksportuesve është shënuar edhe në Japoni.