Disa prej kompanive më të mëdha botërore në industrinë e kinematografisë kanë vendosur të sanksionojnë Rusinë, duke mos shfaqur më prodhimet e tyre në shtetin siberian.
Dy më të mëdhatë, janë Disney dhe Warner Brothers, të cilat kanë shkëputur zyrtarisht lidhjet me shtetin rus.
Agresionin ndaj ukrainës, duhet se e kanë pritur shumë keq edhe drejtuesit kryesorë të kinematografisë botërore, të cilët kanë marrë vendimin ekstrem, pavarësisht faktit se Rusia është një treg i rëndësishëm për ta, i cili sjell miliona dollarë fitime.
Sigurisht që vlera nuk përllogaritet sa ato të tregjeve si SHBA-të apo Kina, të cilët janë dominantë. Por, sërish, vlera monetare nga e cila hiqet dorë, është mjaft e konsiderueshme.