Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Historia e rrallë e skuadrës që luan në Conference League, u formua në 2013 nga disa të dehur

Conference League i ka dhënë shansin ekipeve të shumta për të provuar mundësinë që të kenë sukses sa më tepër në Europë dhe njëkohësisht që të përfitojnë sa më tepër para. Një prej tyre është edhe Magpies, ekipi i Gjibraltarit që historinë e krijimit të saj e ka në kufijtë e qesharakes.

Gjithçka filloi nëntë vjet më parë, pra në vitin 2013. Një grup miqsh, tifozë futbolli e kaluan natën duke pirë birra në Bruno’s Bar & Restaurant në Gjibraltar. Në një natë kaq interesante, thotë “legjenda”, nën ndikimin e alkoolit, ata vendosën të themelojnë një klub. Mes tyre ishte edhe presidenti aktual i klubit, Louis Pery, djali i pronarit të lokalit të lartpërmendur. U bë plani, u themelua klubi, dhe në emër të klubit është emri i lokalit ku në fakt filloi gjithçka.

Në dy sezonet e para, klubi përfundoi në mesin e tabelës së Ligës së Dytë dhe para fillimit të sezonit 2015/2016, kompania e njohur në Gjibraltar, Chestertons u bë sponsor. Ardhja e një kompanie serioze nënkuptonte vetëm një gjë, profesionalizimin e klubit dhe ngritjen e një baze tifozësh me futjen e një programi për ta në ditën e ndeshjes dhe ofrimin e disa stimujve për të gjithë ata që vijnë për të parë ndeshjen.

Deri në vitin 2019, klubi u përpoq të arrijë nivelin elitar të futbollit, por nuk pati sukses. Megjithatë, në sezonin 2018/2019, ia dolën mbanë në planin e tyre dhe menjëherë pasi arritën në rangun elitar, klubi njoftoi se ish-presidenti i Ëatford, Haig Oundjian, bleu disa aksione në klub dhe u bë bashkë president me Louis Perry-n e lartpërmendur.

Sezonin e kaluar Magpies përfunduan në vendin e 4-të në tabelë dhe drejtor teknik i klubit është ish-sulmuesi dhe menaxheri anglez Dean Holdsëorth. Në paraqitjen e parë evropiane, ky klub nga Gjibraltari do të përballet me Crusaders nga Irlanda e Veriut dhe duhet shtuar se ndeshjet e tyre në shtëpi i zhvillon në stadiumin Victora, i cili ka një kapacitet prej 5000 vendesh.

LAJME TË TJERA >>