Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Harta e re gjyqësore, Kryeprokurori te ‘Ligjet’: Na duhen fonde për godina të reja! Veliajt i kemi kërkuar shesh ndërtimi

Nevoja për ambiente të reja për prokuroritë sidomos tani me implementimin e hartës së re gjyqësore vjen e bëhet gjithnjë e më emergjente. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, pasditen e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela foli për nevojën e mbështetjes me fonde për të ndërtuar infrastrukturën e re e cila është bërë e domosdoshme me implementimin e hartës së re gjyqësore.

Si prokuroria e apelit dhe e rrethit gjyqësor procesi ka shkuar normalisht dhe nuk kemi pasur probleme serioze në funksionin e tyre por sfidë mbetet krijimi i infrastrukturave në 5 vitet e ardhshme. Pra në fund të 5 viteve të marrim masa që hapësirat që kemi të jenë të mjaftueshme për funksionimin normal të zyrave.

isa nga zyrat që janë problematike, mund të them prokuroria dhe gjykata e Tiranës, Durrësi, kemi Fierin problem. Po punojmë me Dibrën e Sarandën dhe Lezhën për të gjetur zgjedhje. Pa diskutim që këto kërkojnë fonde,” tha Çela

Sa i takon Tiranës, Çela tha se i ka kërkuar bashkisë shesh ndërtimi. 

“Problemi më i mprehtë për disa vite do të mbetet Tirana. Nga kontaket që kemi marrë me bashkinë e Tiranës është marrë angazhimi të na sigurohet një shesh ndërtimi që të kemi një godinë të re të madhe funksionale për prokurorinë e gjykatën. Jemi në fazën e parë. Angazhimi është pro problem mbeten fondet e nevojshme për të investuar në këto godina,” 

Në vlerësimin e kryeprokurorit harta e re gjyqësore po funksionon.

“Po bashkëpunojmë me ministrinë e Drejtësisë dhe KLP. Sa i takon situatës së prokurorive që kanë ndikuar nga harta gjyqësore procesi ka vijuar normalisht”

Me implementimin e hartës së re gjyqësore pati një reduktim të ndjeshëm të gjykatave dhe prokurorive dhe transferimin e punës në prokurori dhe gjykata më të mëdha të vendit.

LAJME TË TJERA >>