Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Hagë: Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdoj edhe këtë të hënë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Më 2 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kishte kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit, lidhur me dëshminë e dëshmitarit të dytë me kodin “W02652”.

“Kërkesa për të hequr nga procesverbali dhe për të përjashtuar mbështetjen në pjesët e dëshmisë së Ë02652 në lidhje me përfshirjen e pretenduar të Thaçit në arrestimin dhe keqtrajtimin duhet të refuzohet”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

ZPS kishte thënë se kërkesa “është e parakohshme” dhe si e tillë “duhet të refuzohet si e paafatashme”.

Ndërsa më 25 maj, mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Greogory Kehoe, kishte akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), për manipulim me prova.

Në një kërkesë të publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) thuhet së, “ZPS-ja ka manipuluar vërejtjet e Pallaskës për të prodhuar një pretendim se ky i fundit, sipas ZPS-së akuzon publikisht Prokurorinë për propagandim të ‘të pavërtetave’, për ta etiketuar Kosovën si shtet kriminal”.

Deri tani, janë dëgjuar 5 dëshmitarë të prokurorisë për këtë rast.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse.

LAJME TË TJERA >>