Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Goditet spitali pediatrik në Kiev. Biden: Sanksione, ose Lufta e Tretë Botërore!

Blogu “Kyiv Independent” raporton lajmin për një sulm artilerie ruse në spitalin pediatrik-onkologjik Okhmatdyt në Kiev. Dyshohet se një fëmijë u vra. Pesë u plagosën, mes tyre tre fëmijë. Dëshmitarët okularë raportuan se qyteti është nën sulm me raketa.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden i doli në mbrojtje valës së sanksioneve që SHBA dhe Europa ka vendosur kundër Rusisë dhe elitës së saj, duke thënë se dënimet janë mënyra e vetme për të shmangur një luftë globale.

Komentet e Biden vijnë në mes të kritikave se ‘gjobat’ e majme që SHBA ka vendosur kundër presidentit rus Vladimir Putin, vendit dhe qeverisë së tij, nuk kanë parandaluar një sulm të gjithanshëm rus ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për ‘podkasterin’ Brian Tyler Cohen, Biden tha se sanksionet janë mënyra e vetme për të dëmtuar Rusinë pa rrezikuar luftën globale.

“Ju keni dy opsione. Fillimi një luftë botërore, në luftë me Rusinë, fizikisht. Ose të bënim atë që vendi që vepron kundër ligjit ndërkombëtar, të përfundojë duke paguar një çmim për atë që ka bërë”.

Presidenti, gjithashtu vuri në dukje armatimin e mbrojtjes dhe ndihmën ekonomike që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës si dëshmi se po bën më shumë sesa thjesht ndëshkimin e Rusisë.

LAJME TË TJERA >>