Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Gjyqtarët shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Ndeshja e Ligës së Konferencës mes Real Sociedad-it dhe Sheriff Tiraspol-it do të gjykohet nga katërshja e gjyqtarëve nga Shqipëria.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi, derisa ai do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, kurse arbitri i katërt do të jetë Florian Lata.

Sa i përket dhomës së VAR-it, aty do të jenë italiani Paolo Valeri dhe portugezi, Tiago Martins.

Sa i përket gjytarit Jorgji, ai gjatë këtij sezoni ka gjykuar edhe ndeshjen kualifikuese në Ligën e Kampionëve mes Shakhtyor Soligorsk dhe Maribor.

Si dhe takimin kualifikues në Ligën e Evropës mes Qarabag dhe Nantes.

LAJME TË TJERA >>