Gjykata e Tiranës të enjten e 17 shkurtit ka pezulluar garën e Federatës Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.
Sipas informacioneve paraprake gara është bllokuar deri në shqyrtimin e manipulimeve të supozuara.
Përmes këtij vendimi, Gjykata ka pezulluar mandatet e FSHF-së deri në gjykimin e dosjes së plotë të falsifikimit.
Në këtë mënyrë mandatet e Armand Dukës, Ilir Shulkut, Kokëdhimës, mbeten të pezulluara deri në një vendimin për shkeljet e dyshuara.
“Ju informoj se kërkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kërkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: Marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese. Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:
- Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-se, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dale në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
- Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
- Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë”, thuhet në vendim.
Një tjetër vendim është fakti që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në Gjykatë.
Kështu është pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF për zgjedhjet e 2 marsit si dhe gjithë Komisionin e Verifikimeve në FSHF për zgjedhje.
Këto të fundit të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, deri sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve.
Më herët, kjo Gjykatë shfuqizoi zgjedhjet e 24 janarit në Shoqatën Rajonale të Futbollit (SHRF) Tiranë.
Ajo vendosi të rrëzojë fitoren e kandidatit Krenar Alimehmeti dhe të miratojë atë të Eduard Prodanit.
Kjo, pasi në zgjedhje u bënë shumë shkelje nga ana e FSHF-së për të nxjerrë fitues kandidatin e tyre, Alimehmetin.
Ditët e fundit në vendin tonë kanë ardhur edhe disa përfaqësues të UEFA-s, të cilët po monitorojnë situatën dhe po njihen me detaje me të gjithë problematikën, me pretendimet e palëve të prekura në zgjedhje dhe me sistemin e përcaktimit të delegatëve që votojnë në zgjedhjet e 2 marsit.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës mund të konsiderohet një fitore e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili, si aksioner i klubit Tirana, ka dalë hapur kundër presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka.