Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Gjykata pezullon garën e FSHF-së në gjithë vendin

Gjykata e Tiranës të enjten e 17 shkurtit ka pezulluar garën e Federatës Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin. 

Sipas informacioneve paraprake gara është bllokuar deri në shqyrtimin e manipulimeve të supozuara.

Përmes këtij vendimi, Gjykata  ka pezulluar mandatet e FSHF-së deri në gjykimin e dosjes së plotë të falsifikimit.

Në këtë mënyrë mandatet e Armand Dukës, Ilir Shulkut, Kokëdhimës, mbeten të pezulluara deri në një vendimin për shkeljet e dyshuara.

“Ju informoj se kërkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kërkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: Marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese. Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

  1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-se, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dale në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
  2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të  çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
  3.  Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë”, thuhet në vendim.

Një tjetër vendim është fakti që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në Gjykatë.

Kështu është pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF për zgjedhjet e 2 marsit si dhe gjithë Komisionin e Verifikimeve në FSHF për zgjedhje.

Këto të fundit të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, deri sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve.

Më herët, kjo Gjykatë shfuqizoi zgjedhjet e 24 janarit në Shoqatën Rajonale të Futbollit (SHRF) Tiranë.

Ajo  vendosi të rrëzojë fitoren e kandidatit Krenar Alimehmeti dhe të miratojë atë të Eduard Prodanit.

Kjo, pasi në zgjedhje u bënë shumë shkelje nga ana e FSHF-së për të nxjerrë fitues kandidatin e tyre, Alimehmetin.

Ditët e fundit në vendin tonë kanë ardhur edhe disa përfaqësues të UEFA-s, të cilët po monitorojnë situatën dhe po njihen me detaje me të gjithë problematikën, me pretendimet e palëve të prekura në zgjedhje dhe me sistemin e përcaktimit të delegatëve që votojnë në zgjedhjet e 2 marsit.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës mund të konsiderohet një fitore e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili, si aksioner i klubit Tirana, ka dalë hapur kundër presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka.

LAJME TË TJERA >>