Në vitin 2018, organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e ndaloi KS Skenderbeu të konkurronte në turnetë më të mirë evropianë për 10 vjet, pasi zbuloi se klubi ishte i përfshirë në trukimin e ndeshjeve.
Një apel u refuzua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me qendër në Lozanë (CAS).
Një raport nga UEFA për klubin “pikturoi” një pamje të mashtrimit dhe aktivitetit kriminal të klubit Korçar.
Një ish-trajnerë dhe një sponsor i klubit të futbollit paditën së bashku zyrtarët e UEFA-s me qendër në Zvicër, duke u ankuar se emrat e tyre ishin të lidhur me korrupsionin.
Ata fituan një çështje fillestare në kantonin Vaud, por vendimi u anulua në apel vitin e kaluar.
Të premten, Gjykata e Lartë publikoi detajet e vendimit të saj përfundimtar mbi rastin, i cili u vu kundër dy ankuesve.
Gjyqtarët vendosën se raporti nuk i përmendte ankuesit si kriminelë, por se ata kishin lidhje me rrjetin e basteve dhe zyrtarë të korruptuar.
Gjykata ishte gjithashtu e bindur se raporti ishte publikuar në mirëbesim dhe nuk kishte për qëllim dëmtimin e ankuesve.