Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Gjokoviç kundër Uimbëlldonit: E dënoj luftën, por sporti nuk është politikë

Numri 1 në botë, Novak Gjokoviç, jep gjykimin e tij në lidhje me vendimin e Uimbëlldonit për të mos pranuar tenistët rusë dhe bjellorusë në turne.

Lajmi për përjashtimin e tenistëve rusë dhe bjellorusë nga Uimbëlldoni, në fakt, ka ngjallur shumë diskutime. Gjokoviç, pas fitores ndaj Laslo Djere në Beograd, ka dhënë opinionin e tij, duke dalë kundër organizatorëve të turneut britanik. ‘Nole’ e di mirë çfarë është lufta dhe e njeh mirë Uimbëlldonin, ku ka triumfuar 6 herë.

Drejtuesit e turneut, sipas tenistit serb, kanë bërë një gabim, duke diskriminuar lojtarët me kombësi ruse dhe bjelloruse: “Do ta dënoj gjithmonë luftën, nuk do ta mbështes kurrë unë që jam një bir i luftës, – ka shkruar Gjokoviç në rrjetet sociale. – E di mirë traumën që lë pas, e dimë çfarë ndodhi në Serbi në 1999-ën.

Në historinë e viteve të fundit në Ballkan ka pasur shumë luftëra. Megjithatë, nuk mund ta mbështes vendimin e Uimbëlldonit, më duket një çmenduri. Kur politika ndërhyn në sport, rezultati nuk është asnjëherë i mirë”.

Një pozicion, që duket në linjë me qëndrimin e WTA-së dhe ATP-së. Me anë të një komunikate dy organet drejuese të tenisit botëror kanë shpjeguar pikëpamjen e tyre: “Diskriminimi i bazuar mbi kombësinë përbën një shkelje të rëndë të akordit tonë me Uimbëlldonin, që parashikon se çdo lojtar merr pjesë në turne mbi bazën ekskluzive të renditjes”.

LAJME TË TJERA >>