Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Gjithçka që ndodhi në ditën e 10 të luftimeve në Ukrainë

Konflikti në Ukrainë është futur në javën e dytë – këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Forcat ruse kanë vazhduar granatimin e qytetit ukrainas, Mariupol, përkundër se një herë u pajtuan për armëpushim – duke e shndërruar kështu evakuimin e civilëve në një kaos të vërtetë.

Vetëm disa orë pasi ishte arritur pajtim për armëpushim, autoritetet lokale në Mariupol kanë njoftuar se kanë shtyrë evakuimin për shkak të vazhdimit të bombardimeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se çdo tentim për të imponuar zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë do ta sheh si pjesëmarrje e atij shteti në konfliktin e armatosur në Ukrainë.

Në portin Kherson në Detin e Zi, qytetin e parë që ra nën pushtimin e rusëve, 2 mijë rezidentë kanë mbajtur protesta kundër okupimit.

Prada, Zara, Paypal dhe Samsung janë kompanitë e fundit ndërkombëtare që kanë ndaluar tregtinë me Rusinë.

 Në këtë hartë, shënuar me të kuqe, mund të shihni avancimin e forcave ruse në Ukrainë.

LAJME TË TJERA >>