Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Gjermania zotohet të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas

Gjermania është zotuar të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga sulmet ruse në vendin e tyre.

“Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj sllovene Anze Logar.

“Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin nga Ukraina. Ne jemi duke qëndruar në kufij për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në të gjitha vendet evropiane”.

Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën.

Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York këtë javë, Baerbock u kërkoi të gjitha vendeve që “besojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara” të izolojnë udhëheqjen ruse për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Sot është tashmë dita e pestë e luftës së Putin-it kundër Ukrainës dhe njerëzve të pafajshëm atje. Ai ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Qindra mijëra po ikin, miliona kanë frikë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Sado mizore që janë këto foto, ato na bëjnë më të vendosur! Ukraina nuk qëndron e vetme, Evropa, Unioni Perëndimor i Vlerave qëndron në mënyrë të vendosur në anën e ukrainasve të guximshëm”, theksoi Baerbock.

Në një ndryshim të madh politikash, Gjermania i premtoi Ukrainës armë të shtunën.

“Lufta e Putin-it na ka futur në një epokë tjetër. Ne do të rivlerësojmë siguritë e mëparshme dhe për këtë arsye do të ndihmojmë ukrainasit me armë dhe pajisje të tjera”, shtoi Baerbock.

Në ditën e pestë të sulmeve, palët janë ulur për negociata – ku nga pala ruse është kërkuar njohja e Krimesë dhe neutraliteti i Ukrainës, ndërsa ajo ukrainase ka kërkuar armëpushim.

LAJME TË TJERA >>