Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katarit. Ka disa mungesa të rëndësishme, ndërsa surpriza më e madhe është rikthimi i Mario Gëces, njeriut që i dha Kupën e botës Gjermanisë në 2014-ën në Brazil.
Aktualisht Gëce luan me Eintrahtin e Frankfurtit dhe e ka bindur trajnerin për ta grumbulluar në Katar. Mungojnë në listë emrat që priteshin, Timo Verner dhe Marko Rojs, të dy për shkak dëmtimi.
Mungon edhe mbrojtësi i Borusia Dortmundit, Mat Humels, ndërsa portieri Nojer është grumbulluar, edhe pse ka pasur probleme kohët e fundit.
Trajneri Flik duket se ka besuar shumë te disa lojtarë të rinj, siç janë Musiala i Bajernit, Mukuoko i Borusia Dortmund apo Adejemi i Lajcigut.