Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Gjenden mbetje të armëve kimike në Ukrainë

Mbetjet e armëve kimike – sarin dhe substanca të tjera – u gjetën në fshatin Bilka, rajoni Sumy, pas çlirimit të tij nga forcat ruse.

Lajmin e bën të ditur “Ukrinform”, e cila citon kryetarin e bashkisë së Trostyanets-it, Yuriy Bova.

“Ne gjetëm mbetje të armëve kimike në fshatin Bilka – sarin dhe substanca të tjera. U gjetën ampula. Ndoshta pushtuesit donin ta hidhnin këtë kimikat në Kiev, Poltava apo qytete të tjera”, deklaroi Bova për një radio vendase.

Lidhur me situatën në Trostyanets, kryebashkiaku vuri në dukje gjithashtu se gjatë muajit të okupimit, trupat ruse vendosën shumë “nga parullat e tyre”.

Ata minuan shumë varreza, plantacione pyjore, zona parku dhe objekte administrative, shtoi Bova.

Aktualisht, dy grupe po punojnë për çminimin në Trostyanets çdo ditë.

Më herët, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë që të reagojnë ndaj përdorimit të municioneve me substanca helmuese në Mariupol.

Zelensky theksoi se duke pasur parasysh kërcënimet e përsëritura për të përdorur armë kimike kundër trupave të Mariupol-it, bota duhet të përgjigjet tani.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes paralajmëroi për përdorimin e sulmeve të reja kimike nga Rusia.

LAJME TË TJERA >>