Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Garuesit nga Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga Lojërat Paraolimpike Dimërore

Gjatë ditës së mërkurë, ishte marrë vendimi që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të garojnë si neutralë në Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Megjithatë, ende pa kaluar 24 orë, ky vendim u hodh poshtë, pasi që garuesit nga këto dy shtete nuk do të marrin pjesë në Paraolimpiadën Dimërore, e cila do të fillojë të shtunën.

Pra, mes frikës se shtetet tjera do të tërhiqen nga Paraolimpiada Dimërore, pas ngjarjeve të fundit në luftës ndaj Ukrainës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IPC) vendosi që rusët dhe bjellorusët të përjashtohen tërësisht.

Presidenti i IPC, Andrew Parsons, ua ka përshkruar arsyen sportistëve, duke iu thënë atyre se janë viktima të aksioneve ushtarake të qeverisë së tyre.

“Situata e sportistëve në fshatin paraolimpik është bërë e paqëndrueshme”, njoftoi Komiteti Paraolimpik.

“Ne besojmë që sporti dhe politika nuk duhet të përzihen. Megjithatë pa fajin e tyre, lufta ëhstë përfshirë edhe në këtë Paraolimpiadë dhe shumë qeveri kanë influencë në eventin tonë”, thotë i pari i IPC.

“Në të mirë të sigurisë së sportistëve, si pjesa më e rëndësishme e jona, e morëm këtë vendim, pasi situata në fshatin olimpik në mes të sportistëve ka eskaluar dhe tash është bërë e paqëndrueshme”, shkruhet në vendimin e IPC.

Kujtojmë që në Paraolimpiadën Dimërore që do të mbahet në Pekin të Kinës, parashihej që të merrnin pjesë 71 garues nga Rusia dhe 12 nga Bjellorusia.

Sporti rus është duke marrë goditje të njëpasnjëshme pas agresionit që po e shfaq ky shtet ndaj Ukrainës.

LAJME TË TJERA >>