Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on pinterest
Share on telegram
Share on reddit
Share on vk
Share on email
Share on print

Garda Revolucionare e Iranit merr përgjegjësinë për sulmet në Irak

Garda Revolucionare e Iranit ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa në Erbil.

Në një deklaratë për mediat vendase ata shkruajnë se, mesazhi pas sulmit ishte: Ne nuk shkaktojmë asnjë viktimë amerikane, por godasim si dhe kur duam.

“Çdo përsëritje e sulmeve nga Izraeli do të përballet me një përgjigje të ashpër, vendimtare dhe shkatërruese”, thuhet në deklaratë.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se, sulmi pranë konsullatës së re amerikane në ndërtim në Irakun verior, e kishte origjinën nga Irani.

Sulmi vjen ndërsa SHBA-të po i afrohen më shumë çimentimit të një marrëveshjeje për ringjalljen e asaj të vitit 2015, me Teheranin që kufizon programin bërthamor të Iranit.

“Kompleksi nuk u godit dhe asnjë personel amerikan nuk u lëndua”, thanë zyrtarët amerikanë.

Ata shtuan se, nuk ishin të sigurt se çfarë po synohej dhe se sulmi ishte ende nën hetim.

SHBA-të kanë një konsullatë brenda Erbilit, kryeqyteti i rajonit gjysmëautonom kurd në Irak, dhe po ndërton një të re 8 milje nga qendra e qytetit.

Sipas zyrtarëve amerikanë të njohur me raportet paraprake, sulmi përfshiu rreth gjysmë duzinë raketash dhe të paktën njëra u ul më shumë se dy kilometra nga kompleksi i ri.

Disa orë më vonë, ministria e Brendshme kurde tha se 12 raketa balistike nga jashtë Irakut shënjestruan perimetrin e kompleksit të ri të konsullatës së SHBA.

Ai nuk përmendi emrin e Iranit, por vuri në dukje se raketat erdhën nga lindja e Irakut, ku vendi ndan një kufi me Iranin.

“Një civil u plagos në sulm”, tha ministria.

Ndërsa një seri sulmesh nga milicitë e mbështetur nga Irani në Irak janë kryer vitet e fundit duke përdorur drone dhe raketa, është e rrallë që sulme të tilla të vijnë nga territori iranian.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Zyrtarët amerikanë thanë se, sulmi me raketa mund të ketë qenë në hakmarrje për një sulm ajror izraelit në Siri – të hënën që vrau dy anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha pas sulmit izraelit se Irani do të ndërmarrë hapa për ta mbajtur Izraelin përgjegjës.

Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër milicive të mbështetur nga Irani dhe personelit iranian në Siri, ndërsa kërkon të parandalojë Iranin që të transferojë armë te Hezbollahu, grupi i milicisë libaneze.

Fushata përfshin vendosjen e minave në anijet, që transportojnë naftë dhe mallra të tjera që janë nisur për në Siri.

Iranianët kanë kërkuar më parë të bëjnë presion ndaj SHBA-VE për të kufizuar aleatin e saj izraelit.

LAJME TË TJERA >>